Mahmoud Barakat
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 02 Dhjetor 2016
BAGDAD (AA) – Snajperistët e grupit terrorist DEASH gjatë dy ditëve të kaluara në Mosul në veri të Irakut kanë vrarë 15 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Oficeri ushtarak irakian Nazhan Al-Qassem për AA tha se snajperistët e DEASH-it shënjestronin fëmijët të cilët tentonin që të iknin me familjet e tyre në ato vendbanime të Mosulit që janë nën kontrollin e ushtrisë.
“Në këtë mënyrë, gjatë dy ditëve të kaluara janë vrarë së paku 15 fëmijë”, tha Al-Qassem. Ai pohoi se “terroristët e DEASH-it me qëllim kanë vrarë fëmijë” për të parandaluar që familjet e tyre të braktisin vendet të cilat i kontrollon grupi terrorist.
Gjatë dy ditëve të kaluara 2.150 refugjatë, shumica gra dhe fëmijë, kanë braktisur pjesët lindore dhe veriore të Mosulit të cilat i kontrollon ushtria irakiane, pohon zyrtari i Gjysmëhënës së Kuqe, Iyad Rafed.