Ekip
09 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
PAMPLONA (AA) – Një 29 vjeçar është viktima e parë e festivalit 9-të ditor i cili para disa ditëve filloi në Pamplon-in spanjoll, raporton Anadolu Agency (AA).
Demi gjatë garës me brirë lëndoi të riun nga Valencia në pjesën e gjoksit dhe stomakut. Ai menjëherë është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë një orë më vonë.
Pamplona në festivalin "San Fermin", manifestim i njohur për garat me dema, për çdo vit tërheq një numër të madh të vizitorëve nga Spanja dhe vendet e botës.