Şenhan Bolelli
13 Mars 2020•Përditësim: 13 Mars 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Spanjë është rritur në 120, kurse deri më tani janë konfirmuar 4.200 raste në vend, njoftoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës është përditësuar nga 86 në 120 nga ana e ministrisë spanjolle, ndërkohë që kryeqyteti Madridi aktualisht kryeson me bilancin më të madh, me gjithsej 64 të vdekur dhe 2.078 raste.
Në kryeqytet, ku tashmë ishin mbullyr shkollat, universitetet, teatrat dhe qendrat sociale, nga nesër është vendosur të mbahen të mbyllura edhe të gjitha baret, restorantet dhe diskotekat.
Po ashtu, Gjykata Kombëtare në Madrid ka shtyrë të gjitha seancat gjyqësore.