Yusuf Özcan
22 Gusht 2021•Përditësim: 22 Gusht 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22.636 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik njoftohet se me 22.636 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.602.311, ndërsa me 81 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 113.328.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 10.463 persona, prej të cilëve 2.106 në kujdesin intensiv. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv shënoi rritje në krahasim me dje.
Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në 7 ditët e fundit ka rënë në 3.2 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parët të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 47.445.380 ndërsa 41.183.852 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.