Şenhan Bolelli
19 Nëntor 2021•Përditësim: 19 Nëntor 2021
Në Spanjë numri i rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka filluar të rritet përsëri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë, numri ditor i rasteve, i cili është rritur gradualisht në tre javët e fundit, ka arritur në 6.315.
Ministria njoftoi se gjatë ditës së djeshme po ashtu kanë humbur jetën 29 persona nga COVID-19.
Ndërsa numri mesatar i rasteve të zbuluara në 100.000 persona në 14 ditët e fundit në vend u rrit në 104. Gjithashtu thuhet se ky numër për herë të parë pas dy muajsh u regjistrua mbi 100.
Rritjet më të larta të rasteve të reja janë regjistruar në rajonet autonome Baske dhe Navarra në verilindje të vendit.
Ndërsa qeveria autonome Basque njoftoi se siguria kundër pandemisë nuk mund të garantohet dhe se të gjitha ngjarjet me pjesëmarrje masive do të anulohen. Ajo kërkoi leje nga gjykata për të kufizuar hyrjen në restorante dhe qendra argëtimi vetëm me certifikatë vaksinimi.
Masa të ngjashme pritet të merren edhe në administratat e tjera autonome ku është përhapur pandemia.
Në Spanjë shkalla e atyre që kanë marrë dy doza vaksinash korrespondon me 79 për qind të popullsisë.
Kryeministri Pedro Sanchez, njoftoi se brenda javës ka filluar doza e tretë e vaksinave për personat mbi moshën 60-vjeç.
Edhe pse rritja e madhe e rasteve në disa vende të Evropës, si në Gjermani, Austri, Britani dhe Greqi, nuk është regjistruar ende në Spanjë, zyrtarët e qeverisë dhe pushtetit vendor po paralajmërojnë se mund të vendosen kufizime gjatë natës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.