Dejan Maksimoviç
07 Korrik 2016•Përditësim: 08 Korrik 2016
PAMPLONA (AA) – Një zyrtar nga spitali i Pamplonës ka njoftuar se katër persona janë lënduar gjatë garës së parë me dema në këtë qytet në kuadër të festivalit San Fermin. Fatmirësisht asnjëri nuk ka pësuar të shpuara nga brirët e demit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjeku Manuel Montesino deklaroi se tre persona janë sjellë në spital me lëndime në kokë dhe një tjetër me frakturë në dorë.
Pjesëmarrësit në garë bashkë me gjashtë demë vrapojnë përgjatë rrugëve të ngushta të Pamplonës, në një gjatësi prej 850 metrash, ndërsa gara përfundon në arenën për korida.
Gjatë festivalit San Fermino, që zgjat mes datave 6 dhe 14 korrik për çdo ditë mbahen gara me dema.