Muhammed Bilal Kenasari
07 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) – Sekretarja amerikane e Drejtësisë Loretta Lynch deklaroi se kandidatja për kandidaturën presidenciale nga Partia Demokratike Hillary Clinton është e pafajshme. Kjo u bë e ditur pas përfundimit të hetimit në lidhje me përdorimin e "e-mail"-eve personale për shkresat zyrtare gjatë ushtrimit të funksionit të saj si Sekretare e Shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Lynch në deklaratën me shkrim në lidhje me vendimin për ish Sekretaren Clinton, ka theksuar se ky vendim është dhënë pas bisedimeve në lidhje me çështjen me drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) James Comey.
"Sot pas drekës jam takuar me drejtorin e FBI-së Comey, porkurorin dhe zyrtarët të cilët ndjekin çështjen. Kam pranuar vendimin e propozuar me shumicë votash për përfundimin e hetimeve që vazhdonin prej një viti dhe që asnjë person të mos marrë dënim në lidhje me këtë hetim", tha Lynch.
FBI-ja dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë kryer hetime nëse Clinton ka keqpërdorur apo jo informacionet e ndishme në shkresat që ka kryer nga adresa personale gjatë detyrës së sekretares.
Gjatë detyrës si sekretare e shtetit u zbulua se Clinton nuk posedonte llogari zyrtare të postës elektronike. Arkiva Kombëtare dhe Administrata e Regjistrave pati theksuar se kjo situatë ishte një shkelje serioze e ligjit.
Përdorimi i postës personale të Clinton doli në pah pasi asaj iu kërkuan shkresat zyrtare për ti arkivuar në arkivën e Departamentit. Clinton pati dorëzuar 55 mijë faqe materiale në Departament.