Ekip
14 Tetor 2019•Përditësim: 15 Tetor 2019
Një gjykatës i Gjykatës Supreme spanjolle ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për ish-udhëheqësin e arratisur katalanas, Carles Puigdemont, pas dënimit të 12 kolegëve të tij pro-pavarësisë së Katalonjës në Spanjë për rolin e tyre në shtytjen e ndarjes në vitin 2017 të udhëhequr nga Puigdemont, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykatësi Pablo Llarena lëshoi kërkesën mbi akuzat e nxitjes dhe keqpërdorimit të fondeve publike, të njëjtat akuza për të cilat sot nëntë persona morën dënime burg sot.
Puigdemont dhe disa të tjerë u larguan për në Belgjikë në tetor të vitit 2017, kur u thirrën të paraqiten para gjykatës për t'iu përgjigjur pyetjeve lidhur me shtytjen e shkëputjes dhe referendumin e paligjshëm të pavarësisë së 1 tetorit.
Spanja nxori një urdhër arrest të parë në vitin 2017, por më vonë u tërhoq pasi një gjykatë gjermane vendosi që Puigdemont nuk mund të ekstradohej në Spanjë për rebelim, një nga akuzat fillestare.