Aness Suheil Barghoti
14 Tetor 2019•Përditësim: 15 Tetor 2019
Një numër i kolonëve hebrenj me forcë mësynë kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kuds, për të shënuar festën hebreje Sukkot, tha një zyrtarë palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Mëngjesin e sotëm, rreth 95 kolonë hebrenj të shoqëruar nga policia izraelite mësynë kompleksin Al-Aksa duke depërtuar nga porta Al-Mugharbeh", tha në një dekalratë Firas al-Dibs, zëdhënësi i Autoritetit të Vakëfeve Islame të Kudsit.
Sipas Dibs, grupet ekstremiste hebreje u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që të mblidhen në kompleksin Al-Aksa këtë javë për të shënuar festën hebreje Sukkot.
Sukkot është një festë e cila zgjatë një javë, e cila filloi të dielën në mbrëmje dhe do të vazhdojë deri të dielën e ardhshme.
Për muslimanët, Al-Aksa paraqet vendin e tretë më të shenjtë, kurse hebrenjt i referohen si "Mali i Tempullit" ku pretendojnë se në kohët e lashta aty ndodheshin dy tembuj hebrenj.
Kudsi Lindor u pushtua nga Izraeli, ku dhe ndodhet kompleksi i xhamisë Al-Aksa, gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme, kurse qyteti në tërësi u ankesua në vitin 1980, lëvizje kjo e cila nuk u pranua asnjëher nga komunitetit ndërkombëtarë.