Şenhan Bolelli
16 Shtator 2021•Përditësim: 16 Shtator 2021
Qendra e qytetit Oviedo në veri të Spanjës është evakuuar për shkak të një denoncimi të bërë nëpërmjet telefonit për bombë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia zyrtare spanjolle e lajmeve EFE, në një telefonatë në linjën e denoncimeve të policisë mëngjesin e sotëm thuhej se një mjet i ngarkuar me bombë është lënë në një parking në Oviedo.
Bëhet e ditur se në Oviedo, qendra e qytetit u evakuua si masë paraprake dhe se janë rritur masat kryesisht në afërsi të ndërtesës së gjykatës.
Policia ka dërguar në rajon një numër të madh të forcave të sigurisë për të hetuar vërtetësinë e denoncimit dhe se në qendrën e qytetit janë të pranishëm qen policorë dhe ekipet e asgjësimit të bombave.