Ekip
16 Shtator 2021•Përditësim: 17 Shtator 2021
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman i cili u shtrua në spital këtë javë i është nënshtruar kontrolleve mjekësore që nuk kanë zbuluar ndonjë problem apo sëmundje që do të kërcënonte jetën e tij, njoftoi sot zyra presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Zemanit tha se mjekët kryen skanime CT, kontrolle sonografie dhe teste gjaku në spitalin ushtarak të Pragës, ku presidenti u pranua të martën. Ai tha se presidenti ishte vetëm i dehidratuar dhe pak i rraskapitur.
Gjatë shtrimit në spital, Zeman do të marrë infuzione të paspecifikuara dhe do të kthehet plotësisht në detyrat e tij javën e ardhshme, tha zyra e tij.
Zeman, 76-vjeç, është një duhanpirës i fortë që ka vuajtur nga diabeti dhe neuropatia e lidhur me të. Ai ka probleme me ecjen dhe ka përdorur karrige me rrota.
Paraardhësi i tij, Vaclav Klaus, i cili ishte në të njëjtin spital për t’iu nënshtruar kontrolleve pasi u diagnostikua me tension të lartë të gjakut mund të lirohej këtë javë, tha zëdhënësi i tij.