Ekip
07 Janar 2020•Përditësim: 07 Janar 2020
Me diferenca historikisht të pakta, parlamenti i Spanjës zgjodhi sot qeverinë e udhëhequr nga socialisti Pedro Sanchez, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo do të jetë qeveria e parë ndonjëherë e koalicionit në Spanjë.
Drejtuesit e saj të krahut të majtë janë zotuar të hapin dialog me separatistët katalanas, të rrisin taksat për ata që fitojnë më shumë dhe të nxisin programet sociale.
Votimi i dha fund bllokimit politik nëntë muajsh i shkaktuar nga dy palë zgjedhje vitin e kaluar, përfshirë edhe atë nëntorin e kaluar.