Bota

Spanja miraton kompensimin për viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike

Ministri i Drejtësisë Felix Bolanos ka deklaruar se bisedimet me Kishën, roli i së cilës do të ishte thelbësor në zbatimin e planit, tashmë kanë filluar

Ahmet Gençtürk  | 23.04.2024 - Përdıtësım : 25.04.2024
Spanja miraton kompensimin për viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike

Athinë

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike, njoftuan mediat, transmeton Anadolu.

Plani, i cili u miratua me rekomandimin e Avokatit të Popullit të Spanjës, përfshin masa për të parandaluar, riparuar dhe shlyer borxhin me viktimat, tha transmetuesi publik RTVE, duke cituar ministrin e Drejtësisë Felix Bolanos.

Masat, të cilat do të zbatohen deri në vitin 2027, janë të përshtatura në pesë akse veprimi: njohja dhe dëmshpërblimi, kujdesi për viktimat, parandalimi, edukimi për ndërgjegjësimin dhe zbulimi dhe hetimi i rasteve, ka thënë Bolanos.

Ai ka deklaruar se bisedimet me Kishën, roli i së cilës do të ishte thelbësor në zbatimin e planit, tashmë kanë filluar.

“Kisha e ka njohur ekzistencën e këtyre abuzimeve dhe po punon se si të kompensojë viktimat e abuzimeve që ata njohin se kanë ndodhur”, ka thënë ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.