Bota

Spanja evakuoi 160 afganë të tjerë përmes Pakistanit

Grupi i ri i bashkohet 83 personave që Spanja i evakuoi në një bazë ajrore pranë Madridit të hënën

Ekip   | 13.10.2021
Spanja evakuoi 160 afganë të tjerë përmes Pakistanit

Madrid

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës ka përfunduar evakuimin e 160 afganëve të tjerë, pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi i ri i bashkohet 83 personave që Spanja i evakuoi në një bazë ajrore pranë Madridit të hënën.

Ministria e Mbrojtjes tha se misioni ishte në gjendje të nxirrte punëtorët dhe familjet afgane përmes Pakistanit para se ata të fluturonin në Spanjë.

Spanja nisi misionin për të evakuuar punëtorët të cilët nuk ishin në gjendje të largoheshin nga Afganistani gjatë operacionit të transportit ajror në gusht kur tërhoqi rreth 2.200 spanjollë dhe afganë përmes aeroportit të Kabulit.

Ministri i Jashtëm spanjoll, José Albares, vizitoi Pakistanin dhe Katarin muajin e kaluar për të kërkuar ndihmën e tyre në nxjerrjen e më shumë punëtorëve afganë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın