Bota

Spanjë, fillon gjykimi i separatistëve katalonjas pavarësisht protestave

Disa nga të akuzuarit, rrezikojnë burg disa dekadash, nëse shpallen fajtorë

Ekip   | 12.02.2019
Spanjë, fillon gjykimi i separatistëve katalonjas pavarësisht protestave

Madrid

MADRID (AA) - Në Gjykatën Supreme në Madrid, ka filluar procesi gjyqësor kundër liderëve separatistë të Katalonjës, pavarësisht se demonstruesit kanë bllokuar autostradat në pjesën verilindore të vendit, në rajonin e Katalonjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestat e thirrura për sot, janë sinkronizuar të nisin pikërisht në kohën e fillimit të procesit më të madh gjyqësor në 40 vitet e fundit në Spanjë.

Demonstruesit kanë shkaktuar bllokimin e disa rrugëve në Barcelonë.

Dymbëdhjetë të dyshuar përballen me akuzat për pjesëmarrje në shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës, që ishte bërë në përputhje me rezultatet e referendumit për pavarësi, përkundër që veprimi ka shkelur Kushtetutën spanjolle.

Disa nga të akuzuarit, rrezikojnë burg disa dekadash, nëse shpallen fajtorë.

Procesi gjyqësor transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror spanjoll.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın