Bota

SpaceX lançon 60 mini satelitë tjerë për internetin global

Raketa Falcon u lëshua sot nga Cape Canaveral, Florida, ndërsa satelitët kompakt të panelit të sheshtë, nga 260 kilogram secila, do të bashkohen me 60 satelitët tjerë të lançuar në muajin maj

Ekip  | 11.11.2019 - Përdıtësım : 12.11.2019
SpaceX lançon 60 mini satelitë tjerë për internetin global

Cape Canaveral

Korporata e teknologjive të eksplorimit të hapësirës SpaceX ka lançuar 60 mini satelitë, grupi i dytë i rrjetit orbital që synon të sigurojë mbulimin global të internetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raketa Falcon u lëshua sot nga Cape Canaveral, Florida, ndërsa satelitët kompakt të panelit të sheshtë, nga 260 kilogram secila, do të bashkohen me 60 satelitët tjerë të lançuar në muajin maj.

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, dëshiron të vendosë mijëra satelitë të tillë Starlink në orbitë, për të ofruar kudo shërbim të internetit me shpejtësi të lartë. Ai vitin e ardhshëm planifikon të fillojë këtë shërbim në SHBA dhe në Kanada.

Kjo ishte nisja e katërt e këtij përforcuesi të fazës së parë, më së shumti për SpaceX.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın