Barry Eitel
04 Korrik 2017•Përditësim: 05 Korrik 2017
KALIFORNI (AA) - SpaceX ka marrë të hënën raketën e saj të rënë në Oqeanin Paqësor, duke u bërë kështu kompania e parë private hapësinore e cila ka vënë në përdorim një raketë të përdorur, për të dërguar pajisje në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania bëri historinë në ora 5 të mëngjesit të sotëm (koha lokale), atëherë kur raketa e saj Dragon ra në bregdetin e Kalifornisë.
“Rënia e suksesshme e Dragon-it është konfirmuar, me çka është kompletuar rifluturimi i parë i një rakete komerciale në, dhe nga Stacioni Hapësinor”, shkroi kompania në Twitter.
Lajmi u festua në SpaceX, e cila ka kohë që angazhohet për një epokë të raketave të ripërdorshme. Duke ripërdorur raketat, agjencitë hapësinore mund të shpëtojnë miliona dollarë çdo vit.
Raketa u lëshua në fillim të qershorit dhe kaloi 36 orë në hapësirë përpara se të ateronte në ISS.
Fluturakja mbeti pa ateruar për rreth një muaj, ndërkohë që astronautët shkarkuan furnizime dhe pajisje të rëndësishme.
Astronautët pastaj mbushën raketën me gjësende të cilat do të transportoheshin përsëri në Tokë. Në orët e hershme të së hënës, raketa u shkëput nga ISS dhe pas pesë orësh ra në sipërfaqen e Tokës.