Bota

Abbas: Nuk ka zgjedhje pa Gazën dhe Kudsin Lindor

"Së pari ne kemi vendosur të shkojmë në zgjedhjet legjislative dhe më pas në zgjedhjet presidenciale, dhe ata duhet të mbahen në Gaza dhe Kudsin Lindor së bashku me Bregun Perëndimor", tha Abbas

Aness Suheil Barghoti  | 11.11.2019 - Përdıtësım : 12.11.2019
Abbas: Nuk ka zgjedhje pa Gazën dhe Kudsin Lindor

Ramallah

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, ka theksuar domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve legjislative dhe presidenciale, raporton Anadolu Agency (AA).

"Së pari ne kemi vendosur të shkojmë në zgjedhjet legjislative dhe më pas në zgjedhjet presidenciale, dhe ata duhet të mbahen në Gaza dhe Kudsin Lindor së bashku me Bregun Perëndimor", tha Abbas në një ceremoni për të shënuar 15-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit palestinez, Yasser Arafat.

"Pa Gazën dhe Kudsin Lindor nuk do të ketë zgjedhje", deklaroi Abbas.

Siç tha ai, në të gjitha rrethanat do të zhvillojnë zgjedhjet dhe pastaj shpresojnë të arrijnë "ëndrrën për shtetin e pavarur të palestinezëve".

Në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në shtatorin e kaluar, Abbas u zotua për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın