Somali, vriten rreth 20 militant të al-Shabaab
Militantët u vranë gjatë një operacioni ushtarak pranë qytetit Jalalaqsi të rajonit Hiran në Somalinë qendrore
Mogadishu
Mbi 20 pjestarë të grupit rebel al-Shabaab në Somali u vranë, ndërsa u sekuestrua një sasi e armëve pasi Ushtria Kombëtare e Somalisë (SNA) kreu një operacion ushtarak në rajonin qendror Hiran, thanë zyrtarët të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).
Mohamed Nuur Agajoof, kryetar i bashkisë së qytetit Jalalaqsi, tha për mediat se operacioni ushtarak u krye midis qyteteve Jalalaqsi dhe Bula Barde në rajonin Hiran, në të cilin mbetën të vrarë mbi 20 militantë të al-Shabaabit.
"Ne kemi vrarë mbi 20 anëtarë të al-Shabaab gjatë operacionit dhe kemi sekuestruar gjithashtu 18 armë dhe municion nga al-Shabaab" tha Agajoof.
"Operacioni erdhi pasi grupi sulmoi bazat tona disa herë dhe ne do të vazhdojmë operacionet ushtarake kundër grupit militant", shtoi ai.
Operacioni vjen disa ditë pasi presidenti i shtetit Hirshabelle, Mohamed Abdi Ware, i bëri thirrje qeverisë qendrore të mbështesë administratën e tij në luftën kundër al-Shabaab.
Më 7 tetor, një operacion u zhvillua në afërsi të Abdalla Birole, që ndodhet rreth 55 kilometra nga qyteti limanor Kismayo, duke vrarë mbi 20 militantë të al-Shabaabit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.