Bota

Parlamenti britanik në seancë të rrallë për votimin jetik të Brexit-it

Sot parlamenti britanik pritet të votojë planin e ri të Brexit-it të dakorduar midis qeverisë dhe Bashkimit Evropian

Ekip  | 19.10.2019 - Përdıtësım : 20.10.2019
Parlamenti britanik në seancë të rrallë për votimin jetik të Brexit-it

Lond

Plan i Brexit-it të kryeministrit të Britanisë Boris Johnson po përballet me atë që pritet të jetë një votim jashtëzakonisht i ngushtë, ndërsa Parlamenti i Britanisë po përgatitet për seancën e tij të parë të mbajtur ditën e shtunë që nga lufta për Ishujt Falkland në vitin 1982, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në këtë seancë do të diskutohet rreth planit të ri të largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE), i arritur midis qeverisë britanike dhe 27 vendeve të anëtare të BE-së në samitin e së enjtes.

Johnson shpreson për arritjen e mbështetjes së Parlamentit për marrëveshjen e re, pasi paraardhësja e tij, Theresa May, dështoi tri herë për të marrë votat e ligjvënësve në mbështetje të planit të saj.

Johnson nuk ka shumicë parlamentare, por shpreson të fitojë mbështejen e disa ligjvënësve të opozitës nga Partia Laburiste.

Ai për gazetën The Sun tha se votimi i planit do t'i jepte fund "kapitullit të dhimbshëm të historisë sonë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın