Ekip
07 Tetor 2019•Përditësim: 08 Tetor 2019
Mbi 20 militantë të al-Shabaab u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë kryen një operacion në Somalinë jugore, bëri të ditur sot një media zyrtare dhe lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacioni është kryer në afërsi Abdalla Birole, i vendosur rreth 55 kilometra nga qyteti portual Kismayo, kryeqyteti administrativ i shtetit Jubaland.
"Forcat Jubaland, të njohura si Darwish, kryen një operacion kundër militantëve al-Shabaab në rajonin e Jubba-së së Ulët, duke vrarë mbi 20 militantë al-Shabaab dhe plagosur disa të tjerë", tha të hënën televizioni vendor.
Khiyar Abdi Mohamed, një oficer i lartë i Darwish, u tha gazetarëve se të vrarët përfshinin komandantë të lartë të al-Shabaab, ku një prej tyre përgjegjës për bërjen e pajisjeve të improvizuara shpërthyese dhe dërgimin e militantëve për të kryer sulme.
Operacioni kundër al-Shabaab do të vazhdojë derisa rajoni të pastrohet nga grupi, shtoi Mohamed.