Mehmet Nuri Uçar
15 Tetor 2017•Përditësim: 15 Tetor 2017
MOGADISHU (AA) – Numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës me kamion në qendër të kryeqytetit somalez, Mogadishu, është rritur në 53, ndërsa mbi 60 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari policor Mohamed Hussein deklaroi se një numër i madh i personave kanë humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra, për të shtuar se spitalet po përballen me vështirësi për të trajtuar numrin e madh të të plagosurve.
Qeveria e Somalisë akoma nuk ka dhënë shifrat e sakta të të vdekurve në shpërthimin e sotëm për të cilin dëshmitarët thonë se është më i fuqishmi që ndonjëherë kanë parë.
Presidenti Mohamed Abdullahi Farmaajo shpallë tre ditë zie
Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Farmaajo, njoftoi se ditë zia tre ditore fillon sot.
Farmaajo, i cili për sulmin përgjegjës e konsideron organizatën terroriste Al-Shabaab, u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve gjatë shpërthimit, ndërsa të plagosurve u dëshiroi rikuperim të shpejtë dhe i është bashkuar një organizimi për dhurimin e gjakut për të plagosurit.
Presidenti i Somalisë në mënyrën më të ashpër dënoi sulmin.
Sulmin e dënuan shumë organizata ndërkombëtare dhe shtete.
Shpërthimi në lagjen Hodan ndodhi dy ditë pas qëndrimit në vend të shefit të komandës amerikane për Afrikë i cilli në Mogadishu realizoi një takim me presidentin e vendit.