Adham Kako
01 Tetor 2019•Përditësim: 02 Tetor 2019
Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se nga palët që konfliktohen në Siri muajin e kaluar janë vrarë 118 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).
SNHR në raportin e publikuar lidhur me humbjet e jetëve të civilëve në muajin shtator bëri të ditur se nga konfliktet e palëve në Siri janë vrarë gjithsej 118 civilë, nga të cilët 18 fëmijë dhe 12 gra.
Sipas raportit, nga forcat e regjimit të cilët përbëhen nga ushtria dhe forcat e sigurisë së regjimit të Asadit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane muajin e kaluar në Siri janë vrarë 44 civilë, përfshirë 4 fëmijë dhe 3 gra.
Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë ka humbur jetën 1 civil, ndërsa organizata terroriste YPG/PKK në rajonet që ka pushtuar ka masakruar 6 civilë, përfshirë 1 fëmijë.
Teksa opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit kanë shkaktuar vdekjen e 4 civilëve përfshirë 1 fëmijë, theksohet se 63 civilë përfshirë 12 fëmijë dhe 9 gra janë vrarë nga palë të paidentifikuara.
Që nga fillimi i vitit 2019 e deri më tani nga palët e konfliktuara në Siri janë vrarë gjithsej 2.682 civilë, nga të cilët 197 në janar, 246 në shkurt, 334 në mars, 324 në prill, 416 në maj, 347 në qershor, 433 në korrik, 267 në gusht dhe 118 në shtator.
Në raport theksohet se 21 nga 22 prej personave të vrarë muajin e kaluar kanë humbur jetën duke u torturuar nga regjimi i Asadit.