Mahmoud Mohamed Barakat
16 Mars 2021•Përditësim: 16 Mars 2021
Të paktën 21 ushtarë të regjimit sirian të Bashar al-Assadit u vranë në një sulm të armatosur në provincën jugperëndimore të vendit, në Daraa, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për media, tha se ish-anëtarët e opozitës siriane sulmuan me armë të lehta një autokolonë ushtarake nga 'Divizioni 4' pranë qytetit Muzayrib.
Burimi njoftoi se utokolona u shënjestrua në rrugën Muzayrib-Yadudah.