Ahmet Gençtürk
22 Korrik 2022•Përditësim: 22 Korrik 2022
Gjatë sulmit ajror izraelit në Damask të Sirisë kanë humbur jetën së paku tre ushtarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raketat janë lëshuar nga Lartësitë e Golanit të cilat i ka okupuar Izraeli dhe goditën objekte ushtarake, bëri të ditur agjencia e lajmeve e regjimit sirian (SANA).
Janë plagosur shtatë ushtarë, ndërsa në objektet e sulmuara është shkaktuar dëm material.
SANA lajmëroi se mbrojtja ajrore siriane arriti të rrëzojë disa raketa.