Ekip
22 Korrik 2022•Përditësim: 22 Korrik 2022
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, deklaroi se Koreja e Veriut është e gatshme të kryejë test bërthamor në çdo kohë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas autoriteteve amerikane, Pyongyang ka kryer të gjitha përgatitjet dhe pritet që të kryejë test bërthamor në afat prej një muaji, citoi agjencia e lajmeve Yonhap presidentin Yoon Suk Yeol.
"Besojmë se jo vetëm në fund të këtij muaji, por që nga inaugurimi im, ajo është plotësisht e gatshme dhe e aftë ta bëjë këtë sa herë që të vendosë", u tha Yoon gazetarëve.
Deklarata e Yoon vijoi pas vizitës së fundit të paparalajmëruar të shefit të tij të inteligjencës në Washington.
Tensionet janë rritur në gadishull në vitin 2020 kur Koreja e Veriut sulmoi dhe hodhi në erë Zyrën ndërkoreane për lidhje përgjatë kufirit. Seuli paralajmëroi për një përgjigje të fortë nëse Pyongyang "përkeqëson më tej situatën".
Megjithatë, në vitin 2021 tensionet në masë të shtuar u rritën kur edhe Seuli edhe Pyongyang rritën stërvitjet për të shfaqur forcën e tyre ushtarake.
Muajin e kaluar, SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia kryen plane për forcimin e lidhjeve të sigurisë dhe dakorduan që bashkërisht do t’i kundërvihen kërcënimeve nga Koreja e Veriut nëse Pyongyang kryen edhe një test bërthamor.
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut disa herë i ofruan dialog Koresë së Veriut me qëllim të zbusin tensionet momentale në Gadishullin Korean, por ky vend nuk është përgjigjur.