Halit Süleyman
04 Mars 2017•Përditësim: 05 Mars 2017
HAMA (AA) - Të paktën 10 persona u vranë dhe 20 u plagosën në sulmin ajror të forcave të regjimit sirian ndaj qytezës Akirabat, jo shumë larg nga qyteti sirian Hama, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i Qendrës koordinuese mediale siriane Halid Homs për AA ka konfirmuar se avionët e Asadit kanë bombarduar tregun e kafshëve në qytezën Akirabat, pranë qytetit Hama.
"Nga sulmi u vranë 10 persona dhe u plagosën 20 civilë të tjerë", ka thënë Homs, duke shtuar se forcat e regjimit vazhdojnë të sulmojnë nga toka dhe ajri pjesët e qyteteve Hama dhe Homs, të cilat janë nën kontrollin e ushtrisë të opozitës.
Përndryshe, vendi Akirabata aktualisht është nën kontrollin e organzatës terroriste DEASH.