Siri, mbahet protestë për shkak të sulmit të SDF-së në Halep
Civilët u mblodhën në qendër të qytetit të Manbijit për të protestuar kundër sulmeve të raportuara ndaj civilëve në Halep, të cilat i atribuohen grupit terrorist, i cili vepron nën emrin SDF në Siri
Manbij
Tre civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijë, forca sigurie dhe punonjës të mbrojtjes civile, nga zjarri i Forcave Demokratike Siriane (SDF) në veri të Halepit të hënën, në një sulm që bëri që dhjetëra familje dhe punëtorë fabrikash të largoheshin nga zona, thanë autoritetet siriane, transmeton Andolu.
Protesta pasoi sulmet e raportuara në lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafieh të Halepit, të cilat i atribuohen grupit terrorist, i cili vepron nën emrin SDF në Siri.
Civilët u mblodhën në qendër të qytetit të Manbijit për të protestuar kundër sulmeve të raportuara ndaj civilëve në Halep. Protestuesit brohoritën me slogane kundër PKK/YPG dhe shprehën mbështetje për operacionet e qeverisë siriane.
Sulmi i SDF-së gjithashtu goditi Spitalin al-Razi në qytet, raportoi SANA pa dhënë menjëherë detaje mbi viktimat ose dëmet. Agjencia raportoi gjithashtu se dy nga anëtarët e saj u plagosën nga të shtënat me armë të SDF-së pranë lagjes al-Ashrafieh.
Zyra e medias dhe komunikimit e Ministrisë së Mbrojtjes i tha SANA-s se forcat e SDF-së nisën një sulm të papritur ndaj pozicioneve të Forcave të Sigurisë së Brendshme dhe ushtrisë siriane rreth Al-Ashrafieh, duke shkaktuar lëndime.
Zyra tha se njësitë e ushtrisë siriane iu përgjigjën burimit të zjarrit, duke akuzuar luftëtarët e SDF-së se kishin synuar shtëpitë e civilëve, banorët dhe pozicionet e ushtrisë dhe sigurisë rreth lagjeve al-Ashrafieh dhe Sheikh Maqsoud.
Ministria e Brendshme tha se forcat e SDF-së të stacionuara në Sheikh Maqsoud dhe Al-Ashrafieh kryen "një sulm të papritur" ndaj Forcave të Sigurisë së Brendshme që mbanin pika kontrolli të përbashkëta pas një tërheqjeje të papritur, duke hapur zjarr pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese.
Ministria tha se sulmi plagosi një anëtar të sigurisë dhe një ushtar, përveç shkaktimit të lëndimeve të shumta midis personelit të mbrojtjes civile dhe civilëve.
Televizioni shtetëror Alikhbariya tha se sulmi kishte çuar në mbylljen e rrugës Halep-Gaziantep në zonë.
SDF dominohet nga grupi terrorist YPG, dega siriane e PKK-së terroriste.
Më 10 mars, presidenca siriane njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për integrimin e SDF-së në institucionet shtetërore, duke riafirmuar unitetin territorial të vendit dhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ndarje.
Autoritetet siriane thanë se në muajt që kanë kaluar, SDF nuk ka treguar asnjë përpjekje për të përmbushur kushtet e marrëveshjes.
Qeveria siriane ka intensifikuar përpjekjet e sigurisë që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit pas 24 vitesh në pushtet.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
