Politikë, Bota

Trump: Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë po "ecin mirë"

Presidenti amerikan Trump tha se bisedimet që përfshijnë Rusinë dhe Ukrainën po vazhdojnë, por pranoi se tensionet e thella midis dy palëve e kanë vështirësuar përparimin

Diyar Güldoğan  | 23.12.2025 - Përdıtësım : 23.12.2025
Trump: Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë po "ecin mirë"

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të hënën se bisedimet që përfshijnë Rusinë dhe Ukrainën po vazhdojnë, por pranoi se tensionet e thella midis dy palëve e kanë vështirësuar përparimin, transmeton Anadolu.

"Bisedimet mbi Ukrainën dhe Rusinë po vazhdojnë", u tha Trump gazetarëve në shtetin e Floridës në përgjigje të një pyetjeje lidhur me diskutimet e mbajtura gjatë fundjavës dhe nëse një format i mundshëm trepalësh që përfshin Ukrainën, SHBA-në dhe Rusinë mund të jetë hapi tjetër.

"Bisedimet po vazhdojnë. Unë them se, e dini, ka urrejtje të jashtëzakonshme midis këtyre dy udhëheqësve, midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, urrejtje e jashtëzakonshme", tha ai.

Pavarësisht këtyre sfidave, Trump tha se dialogu po vazhdon.

"Ne po flasim. Bisedimet po shkojnë mirë", shtoi ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın