Mohamad Misto,Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
17 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
HUMS (AA) – Gjatë sulmit me bomba vakum të regjimit të Bashar al-Asadit në Rastan dhe Keferlah, në afërsi të Humsit, humbën jetën gjashtë civilë, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e mbrojtjes civile theksuan se avionët e regjimit kanë kryer dy sulme ndaj vendbanimeve në rajonin Hole, që bën pjesë në Keferlah.
Në këto sulme humbën jetën tre gra, ndërsa shtatë persona u plagosën. Në mesin e të plagosurve gjenden edhe fëmijë.
Gjatë sulmit në një shkollë në Rastan, humbën jetën tre persona, në mesin e të cilëve një grua dhe një fëmijë, ndërsa u plagosën 15 të tjerë.