Arif Yusuf,Mehmet Nuri Uçar
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
BAGDAD (AA) - Bëhet e ditur se numri i të vdekurve nga sulmet në veri të kryeqytetit të Irakut, Bagdad është rritur në 33, ndërsa i të plagosurve në 60, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, numri i të vdekurve nga dy sulmet të kryera në tregun ''4 mijë'' në rajonin Shaib i cili gjendet në veri të Bagdadit, u rrit në 33.
Ende askush nuk ka marrë përsipër sulmin.
Burimet nga forcat e sigurisë irakiane, kishin deklaruar më parë se në sulmin e kryer në rajonin Şaib ne veri të Bagdadit, kanë humbur jetën 11, ndërsa janë plagosur 45 persona.
Iraku ditët e fundit nga mungesa e sigurisë, ka pasur sulme të shpeshta.