Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
01 Shkurt 2018•Përditësim: 01 Shkurt 2018
IDLIB (AA) - Të paktën 5 civilë kanë humbur jetën ndërsa shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit ajror ndaj qarkut Serakib i cili ndodhet në zonën e deeskalimit të Idlibit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Moustafa Haj Youssef, në një deklaratë për AA tha se "Në sulmin ajror ndaj vendbanimit civil në Idlib humbën jetën 5 persona ndërsa u plagosën shumë civilë".
Ai duke treguar se sulmet janë intensifikuar në javët e fundit tha se "Regjimi i Asadit dhe Rusia çdo ditë kryejnë rreth 100 sulme me avionë".
Ndërkohë vazhdojnë punimet për kërkim shpëtim nga ekipet e Mbrojtjes Civile në Serakib.
Poashtu tre ditë më parë në sulmin ajror ndaj një tregu në Serakib humbën jetën 11 civilë ndërsa 13 të tjerë u plagosën.
Idlibi në 1.5 muajt e fundit është shënjestër e sulmeve ajrore intensive.