Bota

Shërbimet e Google-it bien në disa vende, kryesisht në Evropën Juglindore

Dhjetëra vende raportuan ndërprerje në shërbimet e njohura si YouTube, Gmail dhe Maps.

Efe Özkan  | 04.09.2025 - Përdıtësım : 04.09.2025
Shërbimet e Google-it bien në disa vende, kryesisht në Evropën Juglindore

Stamboll

Sot shërbimet e Google-it ishin të paaksesueshme në disa vende, kryesisht në Evropën Juglindore, transmeton Anadolu.

Sipas "DownDetector", janë regjistruar rritje të raportimeve nga përdorues që po hasnin vështirësi për të hyrë në shërbimet e Google-it dhe YouTube-it, Gmail, Chrome, Maps, Google Translate dhe shërbime të tjera rreth orës 10:00 sipas kohës lokale.

"Pati rritje të raportimeve duke filluar në orën 07:10 GMT. Gjatë ndërprerjes, morëm raportime nga Turqia, Bullgaria, Greqia, Gjeorgjia, Kroacia, Serbia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Armenia, Azerbajxhani dhe 16 vende të tjera", shkroi faqja ndjekëse Outage.Report.

Disa përdorues po raportojnë se edhe shërbimi suedez i transmetimit të audios Spotify është prekur nga ndërprerja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın