Bota

Indonezi, shpërthime në vullkanin Semeru

Sipas autoriteteve, vullkani Semeru mbetet ende në nivelin "2 të paralajmërimit" dhe se të gjitha aktivitetet janë të ndaluara në pjesën juglindore të rajonit Besuk Kobokan, 8 kilometra nga maja.

Şilan Turp  | 04.09.2025 - Përdıtësım : 04.09.2025
Indonezi, shpërthime në vullkanin Semeru Foto: Arkiv/AA

Ankara

Raportohet se dy shpërthime u shënuan në vullkani Semeru, në lindje të ishullit Java në Indonezi, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Antara News, autoritetet në zyrën e monitorimit të vullkanit Semeru raportuan se vullkani shpërtheu dy herë në të njëjtën ditë.

Po ashtu autoritetet theksuan se shpërthimi, i cili ndodhi në orën 5:01 të mëngjesit sipas orës lokale, zgjati afërsisht 140 sekonda, por nuk kanë mundur ta regjistrojnë vizualisht.

Pas shpërthimit të parë, një shpërthim tjetër ndodhi në orën 9:28 të mëngjesit sipas orës lokale, duke zgjatur 145 sekonda, njoftuan autoritetet të cilët transmetuan se hiri i hedhur nga mali u ngrit në një lartësi prej afërsisht 500 metrash dhe ka lëvizur drejt jugperëndimit.

Gjithashtu, autoritetet bënë të ditur se vullkani Semeru mbetet ende në nivelin "2 të paralajmërimit" dhe se të gjitha aktivitetet janë të ndaluara në pjesën juglindore të rajonit Besuk Kobokan, 8 kilometra nga maja.

Në Indonezi, e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të njohur si "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit", janë aktivë rreth 130 vullkane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.