Bota

Shumica e amerikanëve kanë mendime negative ndaj Kinës

Shumica e pjesëmarrësve të anketës, i janë referuar shkeljeve të të drejtave të njeriut të Kinës në Rajoni Special Administrativ Hong Kong dhe rajonin autonom ujgur Xinjiang

Şeyma Uzundere   | 05.03.2021
Shumica e amerikanëve kanë mendime negative ndaj Kinës

Ankara

Në një anketë të zhvilluar nga një think-tank me qendër në SHBA, doli në pah se amerikanët kanë mendime negative në lidhje me Kinën dhe se shumica e pjesëmarrësve e shikojnë Kinën si armik apo rival, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultatit të anketës së publikuar nga Qendra e Hulumtimeve Pew, nga çdo 10 amerikanë 9 Kinën e shohin si kërcënim ndaj vendit të tyre.

Rezultatet treguan se, përqindja e atyre që mendojnë se prioriteti më i rëndësishëm i SHBA-së duhet të jetë kufizimi i fuqisë së Kinës, është rritur për 16 për qind në 3 vitet e fundit.

Megjithatë, 72 për qind të atyre që janë prononcuar si Republikanë dhe 37 për qind të atyre Demokratë, mendojnë se mbajtja e një qëndrimi të fortë ndaj Kinës është më i rëndësishëm se sa krijimi i marrëdhënieve të fuqishme ekonomike me Pekinin.

Shumica e pjesëmarrësve të anketës, i janë referuar shkeljeve të të drejtave të njeriut të Kinës në Rajoni Special Administrativ Hong Kong dhe rajonin autonom ujgur Xinjiang.

Për më tepër, rezultatet treguan se pjesëmarrësit kishin më pak besim te Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në përballimin me Kinën, krahasuar me çështje të tjera të politikës së jashtme.

Në anketë u vlerësuan përgjigjet e 2.596 pjesëmarrësve gjatë datave 1-7 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın