Zehra Nur Düz
04 Maj 2020•Përditësim: 05 Maj 2020
Autoritetet shëndetësore në tre vendet arabe, Marok, Katar dhe Liban sot kanë raportuar për vdekje dhe raste të reja për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Marok tha se tre persona kanë vdekur nga virusi, duke çuar numrin e vdekjeve në 177.
Ministria tha se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 97 raste të reja, duke rritur numrin e infektimeve me COVID-19 në 5,000. Një total prej 1.565 personave janë shëruar nga sëmundja.
Ministria e Shëndetësisë së Katarit tha se 640 raste tjera me koronavirus janë regjistruar në këtë vend të Gjirit, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 16.119.
Gjithsej 12 persona humbën jetën nga virusi ndërsa 1.810 janë shëruar deri më tani, tha ministria.
Ministria e Shëndetësisë së Libanit konfirmoi tre raste me COVID-19 duke e çuar totalin në 740.
Ministria tha se 25 persona kanë vdekur nga virusi ndërsa 205 persona janë shëruar.