Fatjon Cuka
30 Korrik 2021•Përditësim: 31 Korrik 2021
Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 37 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 133.036.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.457.
Gjithashtu janë shëruar edhe 18 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.205, dhe raste aktive aktualisht janë 374.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 4.593 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 896.662 testime për personat e dyshuar me COVID-19.