Bota

Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme pas përhapjes së koronavirusit me "shpejtësi të paparë"

Varianti Delta më i transmetueshëm po bëhet dominues në gjithë vendin, tha kryeministri japonez Yoshihide Suga

Riyaz Khaliq Khaliq  | 30.07.2021 - Përdıtësım : 01.08.2021
Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme pas përhapjes së koronavirusit me "shpejtësi të paparë"

Ankara

Japonia zgjati gjendjen e jashtëzakonshme kundër koronavirusit në katër provinca të tjera pasi virusi u përhap me “shpejtësi të paparë” në vend, gjersa vazhdojnë Lojërat Olimpike Tokio 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndërsa varianti Delta më i transmetueshëm po bëhet dominues në gjithë vendin, ka shqetësime se infeksioni mund të përhapet më tej”, tha kryeministri japonez Yoshihide Suga.

“Infeksionet po përhapen në zonën metropolitane të Tokios, rajonin Kansai (në Japoninë perëndimore) dhe shumë zona të tjera me një shpejtësi të paparë”, paralajmëroi ai.

Përhapja e shpejtë e sëmundjes vdekjeprurëse në vend vjen në një kohë kur ai po organizon lojërat më të mëdha në botë - Olimpiadën. Gjendja e jashtëzakonshme fuqizon qeveritë lokale të kufizojnë orët e punës dhe të zbatojnë masa më të rrepta kundër virusit.

Japonia regjistroi më shumë se 10.000 raste sot, njoftoi transmetuesi publik NHK News.

Tokio, qyteti pritës i Olimpiadës dhe Paralimpiadës, po përballet me një rritje masive të infeksioneve. Koronavirusi po përhapet gjithashtu midis pjesëmarrësve dhe zyrtarëve të angazhuar me Lojërat.

Masat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi që nga e hëna për të ndaluar përhapjen e infeksioneve, shtrihen në provincat Chiba, Kanagawa, Saitama dhe Osaka. Provincat Tokio dhe Okinawa tashmë janë nën një gjendje të jashtëzakonshme e cila do të përfundojë më 31 gusht.

Deri të enjten mbrëma, Japonia kishte 902.000 raste të koronavirusit dhe 15.173 vdekje që nga shpërthimi i pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın