Bota

Shpërthimi para universitetit në Kabul, 8 të vdekur

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit, Wahidullah Mayar, ka njoftuar se në shpërthim kanë humbur jetën 8 persona dhe 33 të tjerë janë plagosur

Riyaz ul Khaliq  | 19.07.2019 - Përdıtësım : 21.07.2019
Shpërthimi para universitetit në Kabul, 8 të vdekur

Ankara

Një shpërthim i cili ndodhi në afërsi të universitetit në Kabul të Afganistanit, ka shkaktuar vdekjen e 8 personave dhe plagosjen e 33 të tjerëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të "Tolo News" mësohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës kur disa studentë ndodheshin në pritje përpara kampusit të universitetit për të hyrë në provim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit, Wahidullah Mayar, ka njoftuar se në shpërthim kanë humbur jetën 8 persona dhe 33 të tjerë janë plagosur.

Dëshmitarët kanë thënë se pas shpërthimit që ndodhi para universitetit nga flakët janë përfshirë edhe 2 automjete.

Ndërkohë sipas një deklarate të policisë, shpërthimi është kryer me një eksploziv artizanal magnetik i vendosur në rajon.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.

Gjithashtu bëhet e ditur se autorësinë e sulmit ende nuk e ka marrë askush përsipër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.