Büşra Selvi Öğütcen
22 Prill 2016•Përditësim: 22 Prill 2016
COATZACOALCOS (AA) – Në shpërthimin që ndodhi të mërkurën në uzinën petrokimike në kompaninë shtetërore meksikane të naftës Pemex në qytetin e Coatzacoalcos, deri më tani numri i viktimave ka arritur në 24, raporton Anadolu Agency (AA).
Më herët u njoftua se 13 vetë vdiqën në shpërthimin.
Sipas një deklarate të Pemex në mesin e 19 pacientëve të hospitalizuar, 13 prej tyre janë në gjendje kritike. Përveç kësaj, tetë persona llogariten si të zhdukur.
U theksua se identiteti i 12 të vdekurve është konfirmuar, nga të cilët tetë prej trupave u janë dorëzuar familjeve.
Aksionet e kërkimit dhe shpëtimit po zhvillohen me intensitet të plotë.