Gamze Türkoğlu Oğuz
22 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
ANKARA (AA) – Klasa në qytetin Stratford-upon-Avon, qyteti i lindjes së shkrimtarit dhe poetit anglez William Shakespeare, ku ndoqi mësimet, do të jetë e hapur për publikun këtë fundjavë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç informon BBC, për rinovimin e klasës në shkollën "Mbreti Edward VI", për të cilën besohet se në të në vitin 1570 mësimin e ka ndjekur Shakespeare, shpenzoi 1.8 milion paund (2 milionë e 278 mijë e 893 euro).
Klasa për vizitorët do të hapet me rastin e 400 vjetorit të vdekjes së Shakespeare.