Emel Öz
25 Tetor 2021•Përditësim: 25 Tetor 2021
Si pasojë e shpërthimit në një laborator universitar në provincën Jiangsu në pjesën lindore të Kinës kanë humbur jetën 2 persona ndërsa 9 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarrfikësit thanë se shpërthimi ndodhi në një laborator në Departamentin e Shkencës së Materialeve dhe Teknologjisë të Universitetit të Aeronautikës dhe Astronautikës në Nanjing, raportoi Rrjeti Global i Televizionit të Kinës (CGTN).
Janë ngritur hetime lidhur me ngjarjen.