Bota

Ndalohet përkohësisht përdorimi i motoçikletave në kryeqytetin e Ganës

Në kryeqytetin e Ganës, Akra, është ndaluar përkohësisht përdorimi i motoçikletave që nga 1 nëntori për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve

Adam Abu-bashal  | 25.10.2021 - Përdıtësım : 26.10.2021
Ndalohet përkohësisht përdorimi i motoçikletave në kryeqytetin e Ganës

Abuja

Në kryeqytetin e Ganës, Akra, është ndaluar përkohësisht përdorimi i motoçikletave që nga 1 nëntori për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Rajonal i Akrës, Henry Quartey deklaroi se për shkak të aksidenteve në rritje, motoçikletat e quajtura "Aboboya", të cilat shërbejnë si mjete transporti të lehta, që nga 1 nëntori nuk do të lejohen të përdoren në Akra.

Duke theksuar se motoçiklistëve iu dha një javë kohë, Quartey tha: "Ky vendim do të shqyrtohet pas 90 ditësh".

Ai theksoi se nga 1 nëntori, motoçiklistët që shkelin këtë ndalim do të ndiqen penalisht.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın