Muhammet Kurşun
01 Korrik 2020•Përditësim: 01 Korrik 2020
Të paktën 19 persona humbën jetën nga shpërthimi që ndodhi mbrëmë në kryeqytetin e Iranit, Teheran, si pasojë e rrjedhjes së gazit në një klinikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare iraniane, IRNA, si pasojë e shpërthimit në një klinikë në afërsi të sheshit Tajrish, humbën jetën 19 persona ndërsa 16 të tjerë u plagosën.
Prokurori i Teheranit, Ali al-Kasi Mehr në deklaratën për televizionin shteteror tha se shpërthimi ka ndodhur në 3 rezervuarë oksigjeni në dhomën e operacioneve të klinikës.
Ndërkohë nga shpërthimi edhe dritaret e ndërtesave përreth janë thyer. Pas incidentit zona ku ndodhi shpërthimi është mbyllur për trafik ndërsa janë dërguar ekipe të shumta të sigurisë.