Recep Şakar
03 Shkurt 2019•Përditësim: 04 Shkurt 2019
MELBOURNE (AA) – Shirat monsun kanë shkaktuar përmbytje në qytetin Townsville, në shtetin federal australian Queensland, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra australiane e Meteorologjisë (BOM) tha se ka ardhur deri te dalje e lumenjve nga shtrati, duke u përmbytur rrugët, ndërsa prurjet e ujit përfshinë edhe shtëpitë dhe godinat komerciale.
Procesi mësimor në këtë zonë është anuluar dhe zyrtarët lokalë u kanë bërë thirrje banorëve që të respektojë udhëzimet e shërbimeve kompetente.
Jenny Hill, kryebashkiaku i Townsville, i cili ishte më i prekur nga përmbytjet, tha se rreth 10,000 familje mbetën pa furnizim me energji elektrike.
Hill paralajmëroi se po rritet niveli i ujit në digën Ross River, me ç’rast thasë me rërë kanë vendosur rreth 20.000 shtëpi.
“Nuk mund të themi saktë se çka do të bëjmë në të ardhmen”, sqaroi Hill, duke u bërë thirrje popullatës për kujdes shtesë.
Steve Munro, nga Drejtoria për situata emergjente në Townsville, tha se Forcat e Armatosura Australiane kanë shpërndarë rreth 90,000 thasë me rërë. Ai rikujtoi se ka rreth 82,000 objekte në qytet, dhe rreth 500 prej tyre janë prekur nga përmbytjet.
Këshilli australian për siguri (ICA) njoftoi se gjendja në Townsvill është e tmerrshme dhe se dëmi vlerësohet në rreth 16.7 milionë dollarë australianë.