Recep Şakar
30 Mars 2017•Përditësim: 31 Mars 2017
MELBURN (AA) - Cikloni Debbie që goditi shtetin Queensland të Australisë ka shkaktuar përmbytje në shumë qytete, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët njoftojnë se për shkak të reshjeve të shkaktuara nga cikloni që ka vazhduar të jetë aktiv në Quensland nga fillimi i javës e deri më tani, rrugët, automjetet, shtëpitë dhe bizneset në shumë qytete të këtij shteti kanë ngelur nën ujë.
Afërsisht 11 mijë shtëpi dhe biznese në jug të shtetit Queensland ende nuk kanë qasje në energji elektrike. Ekipet e Shërbimeve Emergjente (SES) kanë paralajmëruar 40 mijë persona që jetojnë në qytetet Lismore, Murwillumbah dhe Tweed Heads të lëshojnë shtëpitë dhe të shkojnë në vende të sigurta.