Haydar Hadi
01 Mars 2018•Përditësim: 01 Mars 2018
BAGDAT (AA) – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneral Hulusi Akar i cili ndodhet për një vizitë në Irak, u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij irakian Osman el-Ganimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Ushtrisë Turke, pas ceremonisë zyrtare të pritjes të mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes së Irakut në Bagdad, zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes së Irakut, Irfan el-Hiyali.
Më pas Akar dhe pjesëtarët e delegacionit realizuan një takim mes delegacioneve me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Irakut, Ganimi.