Turqia, Bota

Shefat e mbrojtjes së Turqisë dhe SHBA-së diskutojnë për Sirinë

Yasar Guler dhe Pete Hegseth shkëmbejnë qëndrime mbi marrëdhëniet dhe çështjet rajonale të mbrojtjes, thotë Ministria e Mbrojtjes e Turqisë

Diyar Güldoğan  | 20.01.2026 - Përdıtësım : 20.01.2026
Shefat e mbrojtjes së Turqisë dhe SHBA-së diskutojnë për Sirinë

Washington

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler, dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, diskutuan të martën për zhvillimet në Siri gjatë një bisede telefonike, transmeton Anadolu.

Guler dhe Hegseth shkëmbyen qëndrime mbi marrëdhëniet dhe çështjet rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në një deklaratë.

I Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, tha të martën se roli i grupit terrorist YPG/SDF si "forca kryesore anti-ISIS (DEASH) në terren" ka "skaduar kryesisht", pasi Siria është gati të marrë përgjegjësitë e sigurisë.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Sirisë njoftoi për një armëpushim katër-ditor me SDF-në.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın