STAMBOLL (AA) - GÜLSÜM İNCEKAYA
Kryetari i Tryezës së Studimeve Euroaziatike në Qendrën e Krizave dhe Politikave në Ankara (ANKASAM), Dr. Dinmuhammed Ametbek, tha se "Iranit i ka ardhur radha si vend të cilin SHBA-të dëshirojnë ta destabilizojnë në Lindjen e Mesme".
"Shtëpia e Bardhë e cila ka vërejtur si një mundësi tensionet në rritje në Iran, mund të hapë për diskutim intervenimin ndërkombëtar në Iran ashtu sikurse edhe në Libi dhe Siri", thekson Ametbek.
Ametbek në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se ka bërë disa vlerësime në lidhje me protestat që filluan më 28 dhjetor nga një grup në qyetin Mashhad të Iran kundër problemeve të tilla si kostoja e jetesës, papunësia dhe korrupsioni dhe të cilat më pas për një kohë të shkurtër u shndërruan si demostrata kundër regjimit duke u përhapur në të gjithë vendin.
Duke theksuar se presidenti amerikan, Donald Trump, që nga momenti kur ka ardhur në qeveri e ka vërejtur si një kërcënim Iranin, Ametbek tha se Irani është treguar hapur si një objektiv edhe në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve të publikuar më 18 dhjetor 2017.
"Në këtë drejtim SHBA-të po përpiqen që të formojnë një aleancë me partnerët e tyre rajonal, që përfshin Izraelin dhe vendet arabe. Shpërthimi i protestave të fuqishme kundër qeverisë në këtë mënyrë në Iran vlerësohet si një mundësi. Prandaj, është një reagim i natyrshëm që është mbështetur nga Trump që në ditët e para me deklarata. Trump jep sinjalin se do të mbështesë protestuesit me të gjitha burimet që posedon", thekson Ametbek.
Ai tha se edhe zëvendësi i parë i presidentit të Iranit, Ishak Xhihangir, ka kuptuar SHBA-të kur në deklaratën e tij tha se pas ngjarjeve në vend ka edhe gjëra të tjera.
"Karta e fortë e SHBA-ve këtu është rinia me arsim të lartë, pjesa e të rinjve universitarë intelektualë të cilët kanë përqafuar vlerat liberale të Perëndimit. Megjithatë, fillimi i këtyre protestave nuk është qendra e sektorit të moderuar reformist liberal Tehrani, por përkundrazi, një nga qytetet e shenjta të Iranit, qendra e sektit konservator fetar qyteti Mash'had. Prandaj, këto veprime më shumë se ndërhyrje të jashtme na dalin përballë se janë një situatë në lidhje me dinamikën e brendshme të Iranit", thotë Ametbek.
Por, në rast se protestat ashpërsohen gjithnjë e më shumë, atëherë qeveria e SHBA-ve mund të mendojë se si të mbështesë këto veprime. Madje, edhe si një mundësi e largët Shtëpia e Bardhë që i ka vërejtur si një mundësi tensionet në rritje në Iran, mund të hapë për diskutim intervenimin ndërkombëtar në Iran ashtu sikurse edhe në Libi dhe Siri", potencon Ametbek, duke theksuar se teoritikisht është e mundur që SHBA-të të organizojnë këto protesta.
- "Protestuesit dalin në rrugë duke marrë parasysh vdekjen"
Në fjalën e tij Ametbek ka bërë të ditur se protestuesit dalin në rrugë duke marrë parasysh vdekjen dhe ka shtuar se "nga pikëpamja e popullit tashmë thika ka arritur në palcë".
Pasi ka thënë se populli i Iranit ka dalë në rrugë me vetëdijen se kanë një kosto shumë të lartë protestat antiqeveritare dhe kundër liderit fetar, Ametbek nënvizon se: "Megjithatë, fakti që njerëzit janë derdhur nëpër rrugë është një provë se edhe kushtet ekonomike edhe politike tashmë kanë arritur në një situatë të padurueshme. Tashmë popullin nuk e frikëson as kërcënimi se 'Do të përballeni me grushtin e hekurt' i bërë ky ndaj protestuesve nga Ushtria e Gardës Revolucionare e cila është një nga mbrojtësit e pamëshirshëm të regjimit".
Ndër të tjera, Ametbek duke tërhequr vëmendjen se protestat janë shkaktuar si pasojë e problemeve strukturore, thotë se janë të dukshme nga njëra anë problemet politike që burojnë nga qëndrimi totalitar dhe nga ana tjetër problemet ekonomike.
Ai thotë se në krye të problemeve qëndron edhe fakti se të rinjtë në Iran nuk kanë arritur jetën që mendojnë se e meritojnë pavarësisht se janë të arsimuar.
"Në mjedisin tashmë të tensionuar, njoftimi i presidentit Hasan Ruhani për një politikë të re shtrënguese më 19 dhjetor 2017 ishte shkëndija e fundit. Siç do të mbahet mend, kjo politikë parashikon një rritje prej 50 për qind të çmimeve të karburantit dhe anulon mbështetjen financiare të më shumë se 34 milionë njerëzve. Në të njëjtin plan të masave shtrënguese, qeveria vendosi të rrisë buxhetin për forcat e armatosura ushtarake. Me fjalë të tjera, kjo politikë është pika e fundit që ka mbushur kupën", vlerëson Ametbek.
Demonstratat nisën fillimisht si kundërshtim ndaj problemeve ekonomike. Demonstratat që u ndezën gjithnjë e më shumë çuan në kundërshtime politike, dhe si rezultat, ngjarjet u përhapën anembanë Iranit. Tërheq vëmendjen se gjatë protestave krahas presidentit Hasan Ruhani janë shprehur kundërshtime edhe ndaj Ajetullah Ali Hamaneit. Në Iran nuk janë dëgjuar më parë sloganet ‘vdekje diktatorit‘ dhe ‘vdekje Hamanei-t‘.
Gjithashtu më parë në Iran nuk është vërejtur asnjëherë grisja dhe djegia e posterëve të Hamenei-it, sepse lideri fetar në Iran konsiderohet një njeri gjysëm i shenjtë. Kjo situatë tregon se në protesta nuk rëndon vetëm ana ekonomike, por edhe dimensioni politik. Me një shprehje tjetër kundërshtimi i protestuesve nuk është vetëm nga problemet ekonomike në vend por në të njëjtën kohë është vetë regjimi islamik në vend".
- "Regjimi do të shtypë protestuesit me dhunë"
Ametbek ka rikujtuar se në Iran janë dy institucione në qeveri, njëra prej këtyre lideri fetar Ajetullah Ali Hamanei dhe Garda Revolucionare, ndërsa institucioni tjetër është qeveria e presidentit Hasan Ruhani.
"Hasan Ruhani dhe ministrat e tij duke pranuar të drejtën e popullit për të protestuar po përpiqen të marrin në konsideratë kundërshtimet e protestuesve. Nëse protestat do të vazhdojnë pa ndalur duke u rritur, regjimi do të shtypë me dhunë protestuesit. Por, sërish edhe pasi ngjarjet të vihen nën kontroll Irani duke nxjerrë mësim nga këto ngjarje mund të hyjë në një proces ndryshimi dhe shndërrimi gradual", tha Ametbek, duke bërë të ditur se Garda Revolucionare e ka marrë parasysh që të shtypë në mënyrë të përgjakshme protestuesit ashtu sikurse në vitin 2009.