Mustafa Çağlayan
27 dhjetor 2015•Përditësim: 27 dhjetor 2015
NEW YORK (AA) – Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në stuhinë që ka goditur shtetin amerikan Teksas në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në stuhitë në jug të SHBA-ve në 26 persona në shtatë ditët e kaluara, raporton Anadolu Agency (AA).
Pesë persona e humbën jetën në stuhinë në qytetin Garland, ku stuhia në rrugë goditi konvojin e automjeteve, ndërsa tre persona, përfshirë një foshnje të porsalindur u gjetën të vdekur në qytetin Collin County.
Enti meteorologjik bëri të ditur se të shtunën ka dërguar të paktën 30 paralajmërime për rrezikun e një uragani të fuqishëm, dhe se pasojat e stuhisë së djeshme do të vërtetohen gjatë ditës.